06 Dhjetor 2022

Aerport de Lyon merr me koncesion Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 14 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës jep kontratën 20 vjeçare të koncesionit për operim dhe zgjerim të aeroportit të vetëm komercial të vendit konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon, i përbër nga operatori francez te aeroporteve Aerport de Lyon dhe kompanisë ndërtuese turke Limak Construction.

Përzgjedhja është bërë e ditur gjatë një ceremonie publike të transmetuar në televizion, në të cilën është bërë hapja e propozimeve të dorëzuara nga ofertuesit e para-kualifikuar.

 Limak - Aerport de Lyon i është dhënë kontrata për arsye se i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% % të të hyrave bruto, në këmbim të të drejtave të koncesionit. IC Frapport Havamanli ICTAS, ofertuesi që ka zënë vendin e dytë, ka propozuar një mesatare prej 30.37% të të hyrave bruto.

Nga Limak Holding dhe Aeroprot de Lyon do të kërkohet të modernizojë dhe të zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi €100 milionë në infrastrukturën e re, duke përfshirë këtu ndërtimin e objektit të terminalit të ri. Nga koncesionari i ardhshëm do të kërkohet gjithashtu të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele të rritura të cilësisë. Republika e Kosovës do të ruajë 100% pronësinë mbi asetet e Aeroportit.

Kjo është përpjekja e parë e suksesshme e Kosovës, për tërheqjen e investimeve strategjike afatgjata në infrastrukturë dhe shërbime publike, dhe procesi është lajmëruar publikisht, si një arritje e madhe dhe si një votë besimi për qeverinë e vendit dhe për sistemin ligjor. Është konsideruar gjithashtu si një konfirmim kyç i përpjekjeve të vendit drejt krijimit të një programi shumë-sektorial të partneriteteve publike-private.

Procesi i prokurimit, që ka mundësuar dhënien e kësaj kontrate është lëvduar si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht për transparencën e tij dhe për menaxhimin profesional. Projekti është menaxhuar nga Komiteti Drejtues Ndër-ministror i Projektit, i përbërë nga gjashtë ministra të qeverisë.

Procesi është ndërmarrë me asistencën strategjike të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar dhe të partnerit implementues të saj, Deloitte Consulting, LLP.  NACO (Netherlands Airport Consultants), Innova Aviation Consulting dhe firma juridike White and Case nga SHBA kanë shërbyer si këshilltarë të transaksionit.

Për të shtuar transparencën në maksimum, çmimet e propozuara janë mbajtur në një kasafortë me çelës të dyfishtë në Ministrinë për Ekonomi e Financa, që nga dorëzimi i ofertave më 28 prill, ku një nga çelësat është mbajtur jashtë Kosovës nga Këshilltari i Transaksionit.

Ofertat janë hapur dhe çmimet janë lexuar me zë nën pamjen e plotë të publikut dhe të shtypit, duke eliminuar kështu çfarëdo mundësie të korrupsionit.

Kryeministri Hashim Thaçi, ka theksuar që “Qeveria e Kosovës është e palëkundur në përkushtimin e saj për tërheqjen e investimeve private me anë të procedurave të hapura dhe konkurruese.”

Investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sipas tij është shumë i rëndësishëm për një bazë të shëndoshë të infrastrukturës publike në Republikën e Kosovës.

"Konsorciumi fitues do të investojë në aeroport ndërsa qytetarët e Kosovës, dhe pasagjeret do të përfitojnë nga një terminal i ri – një hapësirë të zgjeruar të aeroportit tonë. Aeroporti i zgjeruar do të mirëpret më shumë udhëtarë dhe këta udhëtarë do të kenë edhe shërbime më të mira dhe shumë më cilësore të standardeve ndërkombëtare", ka deklaruar Thaçi.

Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Komunikacionit dhe kryesues i Komitetit Drejtues Ndër-ministror të projektit deklaroi që “ Të gjitha vendimet në lidhje me procesin e dhënies së kontratës  janë marrë nga një komitet vlerësues i pavarur i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë ligjor, financiar dhe teknik, si dhe nga zyrtarët vendorë nga ministritë e ndryshme”. Ai u kujtoi gjithashtu shikuesve që ofertuesit e pasuksesshëm kanë të drejtë ankese ndaj vendimit të komitetit vlerësues.

Ofertat janë dorëzuar me një kopje me iniciale të kontratës së PPP-së, duke eliminuar kështu mundësinë e negociatave pas dhënies së kontratës. Para marrjes përsipër të operacioneve të ANP-së, si Qeveria ashtu edhe Limak Aerport de Lyon do të duhet ti përmbushin  një numër kërkesash ligjore dhe teknike, përfshirë këtu bartjen e punonjësve ekzistues të ANP-së tek operatori i ri. Kjo pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Përveç një komponentë jetike e infrastrukturës së transportit në Kosovë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga aeroportet më të ngarkuara me punë në Ballkan, duke u shërbyer mbi 1.2 milion pasagjerëve vitin e kaluar. Në vitet e fundit, Aeroporti ka shënuar shkallë të rritjes mbi mesataren në trafikun e pasagjerëve, por kapacitetet e Aeroportit nuk po rriten mjaft shpejt për ti përmbushur këto nevoja. Si rezultat, aeroporti nuk është duke ofruar nivel adekuat të shërbimeve apo duke rritur në maksimum fitimet e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)