31 Korrik 2021

Aeroplani i parë me emrin Nënë Tereza

Prishtinë, 22 korrik - Tri kompanitë: Air Munich, Reisseburo Prishtina dhe My Sky,sjellin aeroplanin e parë me emrin ‘Nënë Tereza’.  

Këto kompani kanë brenduar aeroplanin e tipit A319 si ‘My wings’ i cili do të operoj shumicën e fluturimeve të këtyre kompanive nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Ky aeroplan do të ketë fluturimin e parë sot më 22 Korrik 2021 në  ANP ‘Adem Jashari’ në orën 15:15, prandaj ardhja e juaj do të na nderonte.


Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)