24 Shtator 2021

Abrashi e Minxhozi bisedojnë për hapjen e pikave të reja kufitar

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)