25 Tetor 2021

40 për qind e pasagjerëve përgatiten të presin gjashtë muaj për udhëtime ajrore

Bruksel, 22 prill - Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), në mbarë botën, 40 për qind e pasagjerëve përgatiten të presin të paktën gjashtë muaj ose më shumë për udhëtime ajrore për shkak të pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19),

Ndërkohë, 60 për qind parashikojnë se ata mund t'i kthehen udhëtimeve ajrore, një deri në dy muaj më vonë pasi të vihet në kontroll pandemia e COVID-19, thuhet në deklaratën e IATA-s.

"Vetëbesimi i pasagjerëve do të vuajë një përkeqësim të dyfishtë edhe pasi pandemia të vihet në kontroll, e goditur nga shqetësimet personale ekonomike përballë një recesioni të afërt mbi shqetësimet e vazhdueshme për sigurinë e udhëtimit", tha në deklaratë Alexandre de Juniac, drejtori i përgjithshëm dhe drejtor ekzekutiv i IATA.

"Qeveritë dhe industria duhet të jenë të shpejta dhe të koordinuara me masa forcuese të besimit", shtoi ai.

Në vendet ku rastet e reja të koronavirusit kanë rënë në nivele të ulëta, ka indikacione se pasagjerët po i kthehen sjelljes së tyre të udhëtimit në një mënyrë të kujdesshme, tha IATA, duke shtuar se "një kthim i menjëhershëm nga rënia katastrofike në kërkesën e pasagjerëve duket e pamundur".

"Njerëzit ende duan të udhëtojnë", tha de Juniac, duke shtuar: "Ndërsa vendet heqin kufizimet, masat për rritjen e besimit do të jenë kritike për rifillimin e udhëtimeve dhe për të stimuluar ekonomitë".

"Biznesi i pasagjerëve u ndal me vendimet e njëanshme të qeverive për të ndaluar përhapjen e virusit. Rinisja e industrisë, megjithatë, duhet të ndërtohet me besim dhe bashkëpunim. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e një kornize për një qasje globale që do t'u japë njerëzve besimin se ata kanë nevojë për të udhëtuar edhe një herë", shpjegoi ai.

IATA tha se vlerëson se rreth 25 milionë vende pune në aviacion dhe zinxhirët e saj, duke përfshirë sektorin e turizmit, janë në rrezik për shkak të krizës së COVID-19.

Ndërsa të ardhurat e pasagjerëve pritet të jenë 314 miliardë dollarë, ose 55 për qind, më pak këtë vit sesa në vitin 2019, kërkesa në tremujorin e dytë të vitit 2020 vlerësohet të bjerë me 80 për qind ose më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas IATA-s.

IATA përfaqëson rreth 290 linja ajrore që përbëjnë 82 për qind të trafikut global ajror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)