29 Mars 2024

16 persona konkurojnë për drejtor të RTK-së

Prishtinë, 25 shkurt - Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet e kandidatëve.

Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë: Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Burhan Lata, Fadil Hoxha, Fahredin Shehu, Fisnik Derguti, Fitore Miftari, Gjergj Filipaj, Hysen Hundozi, Mehmet Kalisi, Orhan Hajrizi, Remzije Zeqiraj, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valentina Saraçini dhe Zenel Hajrizi.

Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)