18 Gusht 2022

Zoom përpiqet të zgjidhë problemet e sigurisë

New York, 2 korrik - Kompania Zoom Video Communications tha të mërkurën se i ka shtuar mbi 100 karakteristika të reja platformës së saj të videokonferencave, si pjesë e planit 90-ditor të shpallur prej saj për të zgjidhur problemet e sigurisë dhe privacisë.

Zoom shënoi një rritje të madhe në numrin e përdoruesve, pasi pandemia COVID-19 detyroi miliona njerëz kudo në botë të punonin nga shtëpia dhe të komunikonin me platforma të tilla video.

Por kompania u bë objekt kritikash për çështjet e sigurisë dhe privatësisë. Kjo bëri që Zoom t’i bënte përmirësime të njëpasnjëshme platformës së saj, në bazë të një plani 90-ditor. Kompania mori si këshilltarë disa ekspertë të sigurisë, përfshirë ish-shefin e sigurisë të Facebookut, Alex Stamos.

Zoom ka në plan të ofrojë këtë muaj kodimin e plotë të bisedave video si në variantin falas edhe në atë me pagesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)