29 Mars 2024

YouTube feston ditëlindjen e pestë

SHBA, 16 shkurt - YouTube definitivisht ka bërë revolucion në mënyrën me të cilën ne shikojmë dhe publikojmë video materialet online dhe pak kohë pas paraqitjes është bërë lojtari kryesor në këtë pjesë të tregut, mirëpo më e mira mbi të gjitha është se ky shërbim ekziston që vetëm pesë vjet.

Domeni YouTube.com është regjistruar më 14 shkurt 2005, derisa ai ishte shpikur nga tre ish të punësuar të kompanisë PayPal - Steve Chen, Chad Hurley e Jawed Karim. YouTube ka bërë revolucion në formën si i shikojmë dhe i publikojmë video materialet, sepse është shërbimi i parë i këtij lloji i cili procedurën e ka thjeshtuar në maksimum.

Rritja e popullaritetit të shërbimit YouTube është ndihmuar edhe nga vendimi i kompanisë Google që ta bëj atë për vete. Sa për rikujtim, Google në tetor të vitit 2006 e ka blerë këtë shërbim për hiq më pak se 1.65 miliardë dollarë amerikanë.

Gjatë këtyre pesë viteve YouTube vazhdimisht avancon shërbimin e vet duke shtuar mundësi të reja dhe dihet që ky shërbim tanimë përcakton standardet në këtë segment të teknologjisë për komunikim dhe informim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)