19 Mars 2024

WhatsApp lanson reagimet ‘emoji’ në biseda

New York, 7 maj - Një muaj pas njoftimit, WhatsApp tani ju lejoni të reagoni ndaj mesazheve në bisedat individuale dhe grupore me një emoji.

Lajmin për lansimin e këtij funksioni e bëri të ditur Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook këtë javë.

Deri më tani duket se mund të reagoni duke përdorur gjashtë ‘emoji’ duke përfshirë zemrën, duart e palosura dhe emojin me fytyrë të befasuar.

Shefi i Meta-s, tha se emoji i duarve të palosura ishte përfshirë ‘për të ndihmuar në shpërndarjen e falënderimeve dhe vlerësimit’ dhe shtoi se më shumë shprehje do të vijnë së shpejti.

Reagimet emoji vijnë me kufizime. Për shembull, mund të shtoni vetëm një reagim për mesazh, i cili është mjaft standard në aplikacionet e zotëruara nga Meta si Facebook dhe Instagram.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)