19 Prill 2024

WhatsApp kufizon shpërndarjen e mesazheve

New York, 21 janar - “WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.

Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni.

Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë.

Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj.

Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)