09 Shkurt 2023

Vlerësohet siguria në Parkun Inovativ në Prizren

Prizren, 28 tetor - Në një vjetorin e Parkut Inovativ në Prizren, projekt i përbashkët i implementimit kosovar-gjerman, sot u zhvillua një takim i përbashkët ndërmjet drejtorit rajonal Faton Alija dhe zyrtarit të qendrës inovative Wolfgang LEIDIG, përfaqësues i GIZ-it, takimi ishte lidhur me çështjen e sigurisë në këtë zonë.

Në këtë takim u vlerësua situata e sigurisë dhe shërbimet e ofruara nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe, për të cilët përfaqësuesit e GIZ-it kanë falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë dhe aktivitetet me të cilat e kanë krijuar një klimë të qetë dhe stabile.

Drejtori i Policisë Rajonale së bashku me stafin e tij, gjatë vizitës në këtë qendër inovative e kanë parë nga afër metodën e punës dhe shërbimet e sigurisë në qendër, si dhe është vizituar qendra e vëzhgimit e cila monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Në fund është vlerësuar se duhet të vazhdohet me bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke ofruar shërbime dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke ofruar shërbime që qendra inovative të kryejë detyrat pa ndonjë pengesë dhe duke dhënë kontribut në fushën e zhvillimit të bizneseve në rajonin e Prizrenit dhe më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)