28 Mars 2024

Vlerësohen përpjekjet për rritjen e sigurisë ndaj globalizimit digjital të informacionit

Prishtinë, 29 qeshor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim autoritetet rajonale të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, në përbërje Krenare Sogojeva - Dërmaku, Komisionere e Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi, Besa Velaj, Shefe e Kabinetit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Shqipëria, Leonora Kadriji, Sekretare e Përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Maqedonia e Veriut dhe Muhamed Gjokaj, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit nga Mali i Zi.

Në takim u diskutua për shkëmbimin e  përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sfidat dhe të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me standardet evropiane.

Kryetari Konjufca theksoi rëndësinë e kësaj fushe, teksa vlerësoi përpjekjet për rritjen e nivelit të sigurisë përballë zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit digjital të informacionit.

Autoritetet homologe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po marrin pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës. ​





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)