03 Shkurt 2023

Twitter vë në përdorim mekanizmin që mund të parandalojë postimet ofenduese

New York, 6 maj - Kompania e medias sociale njoftoi se ka vendosur një opsion që mund të zbulojë nëse një postim në Twitter ka përmbajtje ofenduese, e të nxisë përdoruesin që kërkon ta postojë të sigurohet se vërtet po kërkon ta dërgojë mesazhin.

"Njerëzit mblidhen në Twitter për të folur për atë që po ndodh dhe ndonjëherë bisedat për gjërat që na interesojnë mund të bëhen pasionante dhe ata thonë gjëra për të cilat mund të pendohen më vonë", tha kompania në një postim në blog.

"Kjo është arsyeja pse në vitin 2020, ne testuam këtë mekanizëm që inkurajon njerëzit të ndalen e të rishikojnë një përgjigje potencialisht të dëmshme ose fyese, përpara se ta dërgojnë".

Twitter-i nuk specifikoi se çfarë do të konsiderohej një postim "potencialisht i dëmshëm apo fyes".

Kompania aktualisht përdor një mekanizëm të ngjashëm i cili pyet përdoruesit nëse e ka lexuar një artikull përpara se ta shpërndajë atë.

Kompania tha se gjatë testimit, 34% e përdoruesve, kur iu kërkua ta redaktonin twittin ofendues, nuk e dërguan fare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)