12 Gusht 2022

Twitter padit Elon Muskun

New York, 13 korrik - Rrjeti Social Twitter ka njoftuar se e ka paditur miliarderin, Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

Musk dhe Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi tha të premten se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai – për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit – është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer, që shpesh merret me mosmarrëveshje biznesore të shumë korporatave, përfshirë edhe të Twitter-it.

Musk tha të premten se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social. Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.

Kompania tha se besohen se rreth 5 për qind e llogarive të hapura në këtë platformë janë të rreme. Musk po ashtu ka pretenduar se Twitter ka shkelur marrëveshjen me të, duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)