03 Shkurt 2023

Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G

Washington, 21 nëntor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, "Apple", Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Ata (Apple) i kanë të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të qasjes në internet që karakterizohet me një shpejtësi të madhe të shkarkimit.

Kina tashmë ka funksionalizuar rrjetin 5G në 50 qytete.

Rolin kryesor në zhvillimin e rrjetit 5G në Kinë e ka kompania Huawei, e cila ndodhet në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për spiunim të klientëve.

Kina, por edhe Huawei, i kanë mohuar akuzat.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shumë vendeve që të ndalin bashkëpunimin me Kinën në këtë drejtim.

"Kërcënimi për të pasur sisteme kineze të telekomit brenda rrjeteve amerikane, ose brenda rrjeteve në të gjithë botën, paraqet një rrezik të madh, një rrezik të sigurisë kombëtare", ka deklaruar më 20 gusht, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)