18 Prill 2024

Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Kosovë

Prishtinë, 18 shtator - Samsung Galaxy Z Fold2, udhëheqësi i gjeneratës së tretë të telefonave palosës, do të jetë në dispozicion për blerje në Kosovë nga 18 shtatori.

Z Fold2 është një pajisje me dizajn të rafinuar, me një ekran të përparmë edhe më të madh dhe një ekran kryesor masiv, i cili është ideal për jetën e përditshme mjaft të ngarkuar dhe shumë detyra gjatë ditës.

Të gjitha aplikacionet e lidhura me Google janë gjithashtu të disponueshme në telefonin inteligjent palosës Samsung Galaxy Z Fold2.

Samsung Galaxy Z Fold2 është një udhëheqës i vërtetë i brezit të ri të telefonave palosës. Për të gjithë përdoruesit, Galaxy Z Fold2 siguron një përvojë të re celulare, me përmirësime të rafinuara dhe inovacione të rëndësishme.

Ajo që karakterizon këtë pajisje të nivelit më të lartë është dizajni i guximshëm i kombinuar me inxhinierinë e avancuar.

Kur hapet, Galaxy Z Fold2 ka një ekran kryesor 7.6-inç. Dërgimi i e-maileve ose shikimi i përmbajtjes tuaj të preferuar është i mundur pa hapur pajisjen, falë Ekranit Cover 6.2-inç Infinity-O për përdorimin maksimal.

Pjesë e dizajnit të ri është mentesha, e cila në mënyrë të përsosur përshtatet në trupin e smartphone-it me një mekanizëm CAM.

Mentesha në Galaxy Z Fold2 përmban një teknikë revolucionare të prerjes, përbërje të modifikuar dhe dendësi të rregulluar të fibrës.

 Gjithashtu, Galaxy Z Fold2 përdor një teknologji të re inovative të pastrimit, për të mbajtur larg pluhurin dhe grimcat e padëshiruara nga hapësira midis trupit dhe kasës së vetë pajisjes.

Përvoja e përdoruesit me një smartphone si Galaxy Z Fold2 arrin një nivel krejt të ri.

Meqenëse telefoni i ri palosës nga Samsung është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këdo praktikon multitasking, me funksionin Flex Mode, regjistrimi i videove, bërja e fotografive dhe shikimi i përmbajtjes në kohë reale më në fund bëhet më i lehtë.

Për më tepër, kamera në Galaxy Z Fold2 ka modalitete të tilla si Pro Video, Single Take, Bright Night dhe Night Mode, duke i lejuar përdoruesit të përjetësojnë çdo moment në një cilësi mahnitëse.

Ky smartphone palosës unik është i disponueshëm në ngjyrën e Zezë Mistike dhe Bronz Mistike. Çmimi i rekomanduar fillon nga EUR 2,149.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)