07 Shkurt 2023

Teknologjia, mjet për parandalimin e korrupsionit dhe promovim të qeverisjes së mirë

Prishtinë, 10 dhjetor - Në kuadër të javës Kundër-Korrupsion, Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë organizuar sesionin “Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike”.

Blerta Thaçi, Drejtoreshë Ekzekutive tha se Open Data Kosovo në partneritet me institucionet publike kanë filluar që të implementojnë zgjidhje digjitale në mënyrë që puna e tyre të bëhet më efikase dhe më transparente.

Luigi Bursa nga Zyra e Bashkimit Evropian, theksoi se lufta kundër korrupsionit është një nga fushat më të rëndësishme për të cilat punon BE. 

Ai, vazhdoi duke thënë se falë internetit dhe teknologjisë digjitale po sigurohet  transparenca dhe qasja në  informatat, të cilat përdoren dhe do të menaxhohen nga qytetarët në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrje efektive në jetën politike.

Blerina Ramaj, nga Open Data Kosovo theksoi se institucionet publike në rajon që kanë përdorur zgjidhje digjitale kanë performuar më mirë dhe kanë qenë më të hapura.

Disa nga zgjidhjet digjitale që përdoren në rajon për të promovuar qeverisjen e mirë janë, Financa të hapura në Maqedoninë e Veriut, e-Peticioni në Malin e Zi, softueri për ndarjen e rastësishme të rasteve në gjykata në Serbi, Kontratat e Hapura në Komunën e Prishtinës etj.

Në kuadër të sesionit, Diana Metushi Krasniqi nga KDI, Faik Ispahiu nga Kallxo.com dhe Jetmir Bakija nga D+, paraqiten raste aktuale se si ata kanë luftuar me sukses kundër abuzimit me paratë publike, padrejtësive dhe korrupsionit.

Diana Metushi Krasniqi nga KDI tha se në mënyrë që të parandalojmë e jo luftojmë korrupsionin duhet të kemi çasje në kohë reale në informata se pasi që të bëhet keqpërdorimi ne veçse kemi humbur kohë dhe para në at drejtim.

Faik Ispahiu, nga Kallxo.com tregoi disa nga raportimet që ata i kanë bërë për të luftuar korrupsionin si: Sa han shefi- mbi shpenzimet në dreka dhe darka të përfaqësuesve publik, Faturat e Komunave dhe Raportet mbi zëvendësministrat. 

Jetmir Bakija nga D+, poashtu theksoi se punojnë në monitorimin e prokurimit publik pasi që shumica e keqpërdorimeve dhe aferave të korrupsionit ndodhin në këto procedura dhe parandalimi para ekzekutimit të kontratave është e domosdoshme.

Hapja e institucioneve publike është një ndër kushtet kryesore të demokracisë pasi që u lejon qytetarëve të marrin informacione dhe njohuri në lidhje me pjesëmarrjen e barabartë në jetën politike, vendimmarrjen efektive dhe si të i mbajnë institucionet përgjegjëse për politikat që ata adaptojnë.

ActionSEE  është rrjet i organizata jo-qeveritare në Ballkanin perëndimor, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)