09 Dhjetor 2022

Sulmi kibernetik paralizon Agjencinë Bërthamore të Iranit

Teheran 24 tetor - Irani, i akuzuar për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë të tyre, tani thotë se është bërë vetë pre e një ofensive online, e cila ka gjunjëzuar Organizatën për Energjinë Bërthamore të republikës islamike.

Mediat shteterore iranianë raportojnë se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar nga një shtet i huaj, e madje kanë hakerët i kanë publikuar në internet një pjesë të informacioneve të konsideruara si teje sensitive.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi grupi i hakerave iranianë, Black Reëard, pretendoi se ka sulmuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.

Grupi deklaroi se mbështet protestat që po vazhdojnë në Iran, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit. Informacionet e publikuara përfshijnë “planet e menaxhimit dhe funksionimit të pjesëve të ndryshme të uzinës Bushehr” dhe “kontratat dhe marrëveshjet për zhvillim bërthamor” që Irani ka lidhur “me partnerët vendas dhe të huaj”.

Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur. Washingtoni thate se Teherani ka treguar pak interesim për ringjalljen e paktit. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe kreut të këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të korrikut ndaj Shqipërisë.

Sanksionet u vendosën dy ditë pasi qeveria shqiptare  bëri të ditur shkëputjen e raporteve diplomatike me Iranin dhe urdhëroi diplomatët iranianë dhe stafin diplomatik që të largoheshin nga shteti brenda 24 orësh

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)