28 Mars 2024

SpaceX Starlink aktivizojn shërbimi satelitor me brez të gjerë Starlink në Ukrainë

New York, 27 shkurt - Miliarderi Elon Musk është përfshirë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale miliarderi bëri të ditur se SpaceX Starlink ka aktivizuar shërbimin e saj satelitor me brez të gjerë Starlink në Ukrainë.

Lidhja e internetit në Ukrainë është sulmuar nga ushtria ruse. Starlink transmeton sinjale për internet me shpejtësi të lartë nga hapësira, por nuk është ende i disponueshëm në mbarë botën.

Musk shkroi në Tëitter se kompania e tij po dërgonte terminale interneti në Ukrainë për të përdorur shërbimin, megjithëse ishte e paqartë se sa.

Ai po i përgjigjej zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, i cili shkroi në Tëitter, "@elonmusk, ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiquni të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira. Raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas!".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)