28 Mars 2024

Sony ofron, 10 lojëra pa pagesë

Paris, 31 maj - Përdoruesit Evropian të PSPGo të cilët regjistrohen apo kanë regjistruar online pajisjet e tyre pas datës 1 prill do të përfitojnë 10 lojëra pa pagesë nga Sony.

Sony ka filluar me një promovim të ri për të përfituar gejmerë Evropian tek PSPGo. Përdoruesit që regjistrojnë pajisjet e tyre online, apo që kanë regjistruar atë pas datës 1 prill, do të jenë në gjendje të shkarkojnë 10 lojëra pa pagesë.

Deri më tani ky promovim është foruar vetëm pë tregun Evropian, por ka gjasa që të paraqitet edhe në tregjet tjera nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

Titujt që do të mund të shkarkohen janë Gran Turismo, LittleBigPlanet, Motor Storm: Arctic Edge, Wipeou Pure, Pursuit Force, Extreme Justice, Fifa 2010 World Cup, GTA: Chinatown Wars, etj.

Për sa i përket shifrave të shitjes, Sony asnjëherë nuk ka paraqitur ndonjë detaj, por në përgjithësi besohet se shitjet janë në situatë të vështirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)