03 Shkurt 2023

“Sony” me fotoaparat që bën fotografi në 3D

Tokio, 14 qershor - Kompania japoneze “Sony” e krijoi fotoaparatin e parë në botë, i cili mund të bëjë fotografi në formatin 3D, njoftoi BBC-ja.

Fotoaparatët NEX-3 do të dalin në shitje në korrik.

Fotografitë në formatin 3D bëhen në mënyrë të posaçme. Aparati shpejt bën një sërë fotografish, të cilat i rendit njëra pas tjetrës që të fitohet efekti 3D.

Për shikimin e fotografive të këtilla nevojitet televizor i cili transmeton në 3D dhe syza speciale. Fotoaparati do të kushtojë rreth 900 dollarë dhe do të ketë 23 megapikselë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)