18 Gusht 2022

Skenderaj, çertifikohen 28 të rinj në fushën e dizajnit grafik

Skenderaj, 14 shkurt - Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në  ceremoninë e ndarjes së certifikatave për të rinjtë e Skenderajt që kanë ndjekur trajnimin për dizajn grafik, realizuar nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal–Veri dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me këtë rast Kryetari Jashari  iu uroj suksese të mëtutjeshme të rinjve në rrugën e  praktikimit  të njohurive që kanë marrë gjatë këtij trajnimi.

 “Orientimi i të rinjve ne fushën e përgatitjes profesionale i siguron atyre punësim më të shpejtë dhe po ashtu krijon mundësi te vetëpunësimit  si dhe të hapjes së bizneseve të vogla në komunën tonë”, tha Kryetari Jashari.

Ai po ashtu deklaroi se komuna që ai drejton së bashku me donatorët ndërkombëtar, në mesin e tyre organizatën “HELP”, kanë  përkrahur e do të përkrahin idetë inovative të të rinjve përmes granteve që do të ndajnë edhe këtë vit.

Ai në fund falënderoj qeverinë qendrore për financimin e këtij projekti, për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë komunës së Skenderajt dhe të rinjve në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)