18 Prill 2024

SHBA, zbulohet sulmi informatik më i madh

San Francisko, 18 shkurt - Një shoqëri e sigurimeve informatike në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar dje një sulm informatik në shkallë të gjërë, që kishte marrë në kontroll 74 mijë kompjuterë në 196 vende.

Në mënyrë të veçantë janë prekur vendet, si: SHBA, Meksikë, Arabi Sauditë, Egjipti dhe Siria. Shoqëria ''NetWitness'' identifikoi 2 411 organizata që ishin prekur nga këto sulme që prej një viti, 374 prej të cilave në SHBA duke përfshirë dhe administratat federale dhe lokale, ndërmarrjet e mëdha të sektorit bankar, teknologjik, energjitik si dhe departamente shkollore.
    
Raporti që disponon shoqëria  ''NetWitness'' thekson se të dhënat e para që kanë të bëjnë me këtë sulm datojnë në mars 2009 dhe se rrjetet sociale janë përdorur si vektorë veçanërisht me ftesa të rreme në shkarkimin e programeve të sigurisë, ndërkohë që këto janë defekte në sistemet e përdorimit XP dhe Vista prej të cilave kanë përfituar keqbërësit.
    
Ai nënvizoi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes duket se ka qenë në mënyrë të veçantë në shënjestër, por piratët kanë mundur të kryejnë edhe transaksione bankare dhe të nxjerrin të dhëna për pronën intelektuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)