04 Shkurt 2023

Samsung Electronics fiton 61 çmime në iF Design Awards

Seul, 8 shkurt - Samsung Electronicssot njoftoi se mori 61 çmime, duke përfshirë dy çmime ari, në forumin e mirënjohur në mbarë botën, International Forum (iF) Design Award 2020.

Samsung mori 34 çmime për dizajnin e produktit, 8 për konceptimin profesional, 17 për dizajnin e komunikimit dhe 2 për dizajnin e paketimit .

Samsung mori çmimin e artë për televizorin Sero dhe frigoriferin e personalizueshëm Bespoke. Sero, që do të thotë "vertikal" në gjuhën koreane, ka aftësinë të navigojë midis orientimeve horizontale dhe vertikale.

Ky TV i ri lifestyle shfaq një dizajn modern dhe elegant që spikatet në çdo hapësirë. Frigoriferi Bespoke, i përshtatshëm për shijet personale të klientëve, përbëhet nga tetë modele që variojnë nga njësitë me një derë deri në katër dyer dhe ofron një panel të zëvendësueshëm të derës sëpërparme që lejon kombinimin e materialeve dhe ngjyrave të ndryshme, duke pasqyruar preferencat personale në stil. Dera ‘Kitchen Fit’është projektuar për t'i dhënë një pamje ‘in caso’ çdo kuzhine.

“Samsung Electronics ka ndjekur risitë e stilit të jetesës bazuar si në pasqyrimin e tendencave aktuale ashtu edhe në plotësimin e nevojave të klientëve në të ardhmen."

"Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të krijojmë përvojat që klientët tanë duan nga Samsung, me konceptime unike të dizajnit që përfshijnë teknologji inovative dhe duke ndërmarrë sfida të guximshme kreative,” tha Dontae Lee, Zv. President Ekzekutiv dhe Kryetar i Qendrës Korporative të Dizajnit në Samsung Electronics. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)