30 Shtator 2022

Samsung dhe UNDP do të lancojnë aplikacionin ‘Samsung Global Goals’

New York, 13 gusht - Samsung Electronics Co, Ltd dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) njoftuan sot një partneritet të ri në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals, SDG), i njohur gjithashtu si Objektivat Globale (Global Goals).

Objektivat Globale adresojnë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat njerëzimi po përballet në të gjithë botën, përfshirë ato që lidhen me pabarazinë, degradimin e mjedisit dhe klimës, dhe arsimin.

Samsung dhe UNDP po bashkojnë forcat për të siguruar mënyra të thjeshta që përdoruesit e Galaxy të bashkohen për të mbështetur Objektivat Globale dhe për të adresuar çështjet që kanë më shumë rëndësi për ta. Përmes kësaj iniciative të re, Samsung dhe UNDP do të lancojnë aplikacionin ‘Samsung Global Goals’, një aplikacion bazuar mbi edukimin dhe donacionet, së bashku me aksesorë të vecantë.

"Tani më shumë se kurrë, ne kemi potencialin të përdorim fuqinë e teknologjisë për të adresuar sfidat më urgjente në botë," tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit IT dhe Komunikimeve Telefonike, në Samsung Electronics.

"Partneriteti ynë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t'i ofrojë përdoruesve të Galaxy mënyra të thjeshta por me ndikim për të mësuar në lidhje me Objektivat Globale dhe për të mbështetur kauzat e rëndësishme për ta, në mënyrë që të mund të bëjmë një ndryshim, bashkarisht."

Samsung dhe UNDP besojnë se një hap thelbësor në trajtimin e Objektivave Globale është të rritet ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit e sfidave që këto qëllime adresojnë, dhe pse ato janë të rëndësishme. Si një hap shtesë, Samsung dhe UNDP po ofrojnë mënyra të thjeshta që njerëzit mund të dhurojnë për të ndihmuar në adresimin e sfidave dhe nxitjen e veprimeve të nevojshme për të realizuar Objektivat Globale.

"Ky partneritet mes UNDP dhe Samsung jo vetëm që do të shfrytëzojë inovacionin teknologjik në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, por do të mobilizojë gjeneratën e ardhshme të qytetarëve globalë për të ndërmarrë veprime dhe për të arritur këto qëllime së bashku," thotë Achim Steiner, Administratori i UNDP.

"Vetëm me një përpjekje të përbashkët nga të gjithë - sektori privat, shoqëria civile dhe njerëzit në të gjithë botën - ne mund të kemi me të vërtetë ndikim dhe ta ndryshojmë botën për më mirë."

Aplikacioni ‘Samsung Global Goals’, i disponueshëm në smartphone-t Samsung Galaxy, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për UNDP për të mbështetur punën e saj në të gjithë botën. Për më tepër, Samsung po lancon askesorë të vecantë, duke dhuruar një pjesë të së ardhurave nga shitjet e çdo aksesori direkt tek UNDP në mbështetje të Objektivave Globale. Kapaku i Galaxy Note10 me dizajn me temë Global Goals dhe një karikues wireless do të prezantohen në lancimin e pajisjes.

Aplikacioni i ri ‘Samsung Global Goals’ do t'i japë konsumatorëve mënyra të lehta dhe efektive për të mësuar më shumë rreth secilës nga 17 Objektivat Globale, dhe për të marrë pjesë në iniciativa të vogla që mbështesin çështjet që kanë më shumë rëndësi për ta.

 Ata mund të përdorin aplikacionin për të dhuruar direkt tek Objektivat Globale përmes faqes së internetit të UNDP. Përdoruesit e Galaxy gjithashtu mund të dhurojnë lehtësisht për qëllimet globale duke zgjedhur të përfshihen me reklamat e aplikacionit. Përdoruesit e Galaxy do të jenë në gjendje të dhurojnë 100% të së ardhurave nga reklamat që Samsung do të kishte gjeneruar, për Objektivat Globale.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion në 19 gjuhë dhe do të jetë i instaluar paraprakisht në Galaxy Note10, ndërsa do të jetë i disponueshëm për shkarkim në smartphone të tjerë Galaxy më vonë. Aksesorët e vecantë do të jenë të disponueshëm përmes Samsung.com dhe disa Samsung Experience Stores të përzgjedhur në Sh.B.A dhe Kore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30