03 Tetor 2022

Rusia po e humbet ndikimin në shkencë

Londër, 16 shkurt - Në një njoftim të fundit të kompanisë Thomson Reuters, e cila ka në pronësi agjencinë britanike të lajmeve Reuters, thuhet se Rusia po e humbet ndikimin në shkencë dhe në industritë me bazë shkencën. Por problemin për Rusinë po e rëndon edhe largimi, apo rrjedhja e trurit, e mendjeve më të mira shkencore të vendit.

Në njoftim thuhet se shkenca ruse ka vuajtur nga shkurtime drastike të buxhetit,  që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik  në vitin 1991. Financimi i institucioneve më të mira kërkimore të Rusisë kap jo më tepër se 5 për qind të institucioneve të ngjashme amerikane, sipas kompanisë Thomson Reuters.

Në muajin dhjetor, presidenti rus Dmitri Medvedev kritikoi kompaninë shtetërore Rosnet, që ka në pronësi rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, për shpenzimin e vetëm 0,015 për qind të të ardhurave për kërkimet shkencore dhe zhvillimin.

Nevojitet ndryshimi i ideologjisë dhe psikologjisë për zhvillimin e biznesit në kushtet moderne. Njerëzit duhet të punojnë në këtë aspekt dhe të zgjohen nga gjumi.

Rusia, po ashtu ka vuajtur nga një rrjedhje e madhe trurit që nga viti 1991, thuhet në raport. Rreth 80 mijë shkencëtarë janë larguar nga vendi në kërkim të pagave më të larta dhe të laboratorëve më të mirë shkencorë.

Drejtori i Institutit për Problemet e Globalizimit në Moskë, ekonomisti Mihail Dalajgin, thotë se kushtet e këqia të punës, burokracia dhe mungesa e modernizimit janë faktorë që i largojnë talentet.

\"Shkencëtarët në institutet e tyre e ndjejnë veten si shërbyes, të cilët punonjë për njerëz plotësisht injorantë, që nuk dinë për çfarë flasin. Përsa i përket  përgatitjes së tyre shkencore, menaxherët kanë mbetur në shekullin e 20-të dhe madje në atë të 19-të.”

Mosha mesatare për një anëtar të Akademisë së Shkencave të Rusisë, sipas raportit, është mbi 50 vjeç ndërsa 60-vjeç është mosha mesatare për industritë e mbrojtes, thotë analisti Pavel Felgenhauer.

\"Univeristetet nuk i transferojnë njohuritë tek brezi i ardhshëm dhe ky përbën një tjetër problem,\" - thotë Felgenhauer.

Ai fajëson profesorët e korruptuar, për të cilët ai pohon se pranojnë rryshfete në shkëmbim të notave të mira. Nga ana e tij, Presidenti Medvedev thotë se Rusia duhte të tërheqë ekspertë të huaj për rigjallërimin e shkencës.

Por Mikhail Delyagin mendon se ekspertët e huaj mund të kërcënojnë interesat e naftës për rusët e fuqishëm.

\"Përse na duhen ekspertë të bioteknologjisë apo të efiçencës energjitike? Të sjellësh ekspertë të tillë do të thotë t’u japësh një goditje në kokë monopolistëve të energjisë, sepse energji efiçente do të thotë më pak fitime për ta.\"

Në një artikull të kohëve të fundit, kritiku i Kremlinit dhe ish-kreu i burgosur i kompanisë ruse të naftës, Yukos, Mihail Kodorkovski, shkruante se kërkesa e Rusisë për të patur njerëz të aftë në shkencat themelore dhe ato të aplikuara po bie, për shkak të etjes për lëndë të para dhe korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)