21 Tetor 2021

Qeveria ndanë 2 milionë euro për bursa në STEM dhe trajnime në TI

Prishtinë,  22 shtator - Rritja e punësimit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë, e fitimi i aftësive të punës është kyç që të rinjtë e vendit të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës.

Për këtë arsye, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, sot në Mbledhjen e 36-të të Qeverisë, u ndanë 2 milionë euro për operacionalizimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes kësaj mase synohet mbështetja financiare e studentëve përmes bursave, si dhe aftësimi i të rinjve për punësim në fushën e Teknologjisë Informative.

Përkatësisht, në zbatim të Masës 1.5 u ndanë një milion euro (1,000,000 €) për subvencionimin e bursave për vajzat në fushën e STEM-it (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë) dhe një milion euro (1,000,000 €) për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së.

Në linjë me Programin e Qeverisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që talentet e reja të orientohen në fusha me interes publik, e në të njëjtën kohë që kanë kërkesë të lartë në treg.

Andaj, MFPT do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike te cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në rritje të punësimit e ngritje të mirëqenies qytetare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)