20 Prill 2024

Publikohen fotot e vetures Kias Sportage 2011

Gjenevë, 10 shkurt - Janë publikuar fotot e para të vetures më të re Kias  Sportage, modeli i ri i prodhuesit Korean do të paraqitet për publik në panairin e automjetëve në Gjenevë më 2 mars të këtij viti, kur do të bëhen të njohura edhe detaje më të shumta teknike.

Duke paraqitur dinamikë të re vizuale, mbi të gjitha Kia e re ka dizajn të lehtë sportiv me tipare kryesore të një automjeti SUV.

Një pjesë të madhe të komponentëve kjo Kia i ndan me automjetin Hyundai iX/35/Tuscon, e pamje atraktive është vepër e dizajnuesit Peter Schreyer. Linjat e modelit Sportage janë më bashkëkohore dhe më të freskëta, e nën karroceri fshihet teknika moderne.

Shitja e këtyre automjeteve do të nis në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të ketë në ofertë disa motorë benzinë prej dy litrash dhe atyre me naftë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)