18 Prill 2024

Përurohet Kabineti i Informatikës në Universitetin e Prizrenit

Prizren, 6 shkurt - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të ënjtën është bërë përurimi i kabinetit të informatikës dhe sallës së mbledhjeve, të financuar nga Këshilli Turk(ushtria turke që shërben në kuadër të KFOR) në Prizren.

Prerjen e shiritit e kanë bërë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaarën Sakar, komandanti i njësisë së Këshillit Turk – Kolonel Numan Bash dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka. Ndërkaq, në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kanë marr pjesë edhe konsulli turk në Prizren, Serdan Ozajden, Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, drejtori i TIK-as, Hasan Burak Gj Eran, drejtori i Institutit “Junuz Emre”, Mehmet YLKER, komandanti i njësisë së bashkëpunimit civilo-ushtarak nënkolonel Behlyl Bullutsi, Prorektorët Morina, Yildirim, Podgorica, dekanë, profesorë dhe mysafirë të shumtë.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti’ në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, në fjalën e tij me këtë rast, falënderoi KFOR-in turk dhe Republikën e Turqisë për këtë donacion dhënë universitetit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në të kaluarën.

 Ai theksoi se universiteti që nga themelimi ka shënuar shumë suksese, dhe se po ecë me hapa të sigurt drejt të ardhmes.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj, në fjalën e tij, theksoi se kabineti i informatikës do të mundësojë zbatimin e metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënies, përpos mbajtjeve të ligjëratave edhe mbajtjen e provimeve online, duke arritur kështu trendin global të digjitalizimit.

Kurse pajisjet e sallës së mbledhjeve do të shfrytëzohen për mbrojtjen e provimeve të diplomave nga studentët por edhe mbajtjen e mbledhjeve të Këshillit të Fakultetit.

Dekani Kukaj falënderoi Ambasadorin turk dhe komandantët e KFOR—it turk për mbështetjen e dhënë që kjo të realizohet. Ai po ashtu falënderoi edhe prof. Enis Kervan, për ndërlidhjen që ka bërë mes UPZ dhe KFOR-it turk, duke mundësuar realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Kryetari i Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, tha se Universiteti “Ukshin Hoti” ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës.

“Çështje kyçe është lidhja mes arsimit dhe ekonomisë”, theksoi ai, duke falënderuar Republikën e Turqisë dhe KFOR-in turk në komunën e Prizrenit për këtë investim të rëndësishëm për Universitetin e Prizrenit por edhe mbështetjen e vazhdueshme të komunës së Prizrenit.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaarën Sakar theksoi se i vjen shumë mirë që në këtë universitet mësimi organizohet edhe në gjuhën turke, duke shprehur urimet më të mira për studentët dhe stafin e këtij universiteti.

“T’i lëmë një të ardhme të begatshme fëmijëve tanë, të pasur dhe plot shpresë. Ne si Turqi gjithmonë ishim dhe do të vazhdojmë të mbesim pranë popullit mik dhe vëllazëror të Kosovës. Edhe ky projekt është një shembull i bukur i unitetit tonë historik. Falënderoj ushtrinë heroike tonë e cila po realizon projekte të shumta në zona të ndryshme të Kosovës “, u shpreh ambasadori turk me këtë rast.

Kolonel Numan Bash nga Këshillit Turk në Kosovë, në fjalimin e tij, citoi një thënie të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk “Edukimi, kultura dhe dija janë dritarja më e gjerë që hapet drejt të ardhmërisë”, shtoi se si kryesi e Këshillit Turk në Kosovë ndjehen të lumtur që patëm mundësi të kontribuojmë në ndërtimin e të ardhmes edukativo arsimore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)