18 Gusht 2022

Përfundon gara e teknologjisë Tech Heroes

Prishtinë, 1 prill - Për të dokumentuar një bashkëpunim të suksesshëm në mes të etnive të ndryshme në Kosovë, si një shembull i një mendje të hapur që do të ndërtojë shtigje për të fituar të ardhmen në këtë epokë digjitale, organizojnë natën finale të projektit Tech Heroes.

Tech Heroes është një iniciativë e dizajnuar dhe implementuar nga jCoders Academy së bashku me IOM dhe mbështetur nga British Embassy Pristina.

Ky projekt synon të krijojë mundësi që etnitë në Kosovë të punojnë së bashku në hartimin e zgjidhjeve teknologjike për të përmirësuar shoqërinë.

Ky projekt zyrtarisht shënon herën e parë që teknologjia përdoret si emërues i përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me nevojën për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, e cila me të vërtetë do të kërkojë aftësi digjitale.

Më shumë se 180 studentë nga 9 komuna punuan së bashku për të hartuar zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e të tjerëve përmes teknologjisë.

Pjesëmarrësit nga të gjitha komunitetet kanë zhvilluar zgjidhje për sfidat nga jeta jonë e përditshme, të tilla si: Arsimi, Turizmi, Mjedisi, Shëndeti dhe Mirëqenia, Reagimi dhe Rimëkëmbja nga Covid, Arti dhe Kultura, Fuqizimi i Rinisë.

Si rezultat i aktivitetit gjashtë mujor pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre dhe ne jemi të lumtur t'ju ftojmë të na bashkoheni në ngjarjën përfundimtare të garës.

Duke marrë parasysh situatën pandemike, ne kemi rezervuar 10 vende për media gjatë shpalljes së fituesit. Prandaj ne do të vlerësonim shumë një konfirmim të pjesëmarrjes nga ana e juaj deri neser.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)