30 Nëntor 2022

Për inovacion dhe zhvillim digjital, Kosova ka potencial të madh rininë

Prishtinë, 23 shtator - Sot në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Shoqatës Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Kompjuterëve, me mbështetje financiare nga Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADC).

Marrëveshja do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe promovimin e Kosovës si destinacion për ‘ICT Outsourcing’ dhe për transferimin më të lehtë të njohurive në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe TIK-ut, nga Austria dhe vendet e BE-së në Republikën e Kosovës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i mirëpriti me nderime të larta Deputetin e Parlamentit Evropian, LukasMandl, Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, ChristophWeidinger dhe përfaqësuesit e tjerë austriak të sektorit të inovacionit dhe teknologjisë informative.

Ministrja Hajdari theksoi se për inovacion dhe zhvillim digjital, Kosova ka potencial të madh rininë tonë, ndërsa shprehi kënaqësinë që gjeneratat tona të reja, me ritëm të përshpejtuar po e përqafojnë realitetin e transformimit, duke u orientuar drejt mësimit të përdorimit të teknologjive të reja, për një të ardhme të ndritshme për qytetarët e Republikës sonë dhe kudo në botë.

Ajo përmendi potencialin e resurseve njerëzore me mbi 70% te popullatës nën moshën 35 vjeçare me aftësi digjitale dhe numrin e madh të bizneseve vendore të fushës TIK me ofrim të suksesshëm të shërbimeve në tregjet e huaja.  


Me këtë ajo konfirmoi deklaratën e Deputetit të Parlamentit Evropian LukasMandli cili gjatë Samitit të 5-të Digjital  të Ballkanit Perëndimor, u shpreh për inovacionin e shkëlqyeshëm digjital në Kosovë,  si pjesë e thënies së tij ‘ Ballkani Perëndimor si SiliconValley i Evropës’.  

Gjersa Ministrja rikujtoi mbështetjen afatgjate të Austrisë, në veçanti në sektorin e arsimit edhe në kohët tona të vështira përgjatë historisë, Ambasadori Weidinger në vazhdim me fjalën e tij, konfirmoi miqësinë afatgjate në mes Kosovës dhe Austrisë, me përkrahje të vazhdueshme austriake në edukimin e lartë dhe arsimin profesional, zhvillimin e sektorit privat, qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Deputeti i Parlamentit Evropian LukasMandl u shpreh i lumtur me zhvillimet në Kosovë dhe la porosinë që të besojmë në vizionin për të ardhmen e ndritur të Kosovës, duke theksuar përparësitë konkurruese dhe përcjelljen e mesazhit për mundësitë përpara, për më shumë vizita dhe investime në Kosovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Shoqatës Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) do të rrisë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin më të hovshëm të inovacionit dhe ndërmarrësisë në sektorin TIK.

SHPIK dhe Shoqata Austriake e Kompjuterëve me projektin ‘’StrategicalAlliance Project forStrengtheningof ICT SkillsandSector in Kosova” me financim nga ADC dhe në partneritet me MINT, kanë për qëllim  zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e Kosovës si destinacionnear/offshoring i TIK-ut, rrjetëzimin brenda vendit dhe me anëtarët e asociacioneve ndërkombëtare të TIK-ut, promovimin e aftësive të ndërmarrësisë, mbështetjen e bizneseve fillestare, lehtësimin e investimeve të huaja direkte në fushën e TIK-ut si dhe transferimin e njohurive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)