27 Janar 2023

NSA identifikon mangësi serioze të programit Windows

Florida, 15 janar - Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka zbuluar një mangësi serioze të sigurisë në programin operativ Windows të kompanisë Microsoft.

Agjencia federale amerikane informoi për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të ndreqë të metën serioze.

Kompania Microsoft shpërndau të martën menjëherë një program përditësues për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA.

Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjensia amerikane.

Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse në pension e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjensi federale amerikane, thotë se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)