29 Mars 2024

Norvegji, interneti kandidat për Çmimin Nobel

Oslo, 12 mars - Edhe interneti mund të ketë një çmim Nobel. Edhe pse deri tani ky çmim i ka përkitur vetëm qenieve njerëzore, Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2010 ka vendosur të përfshijë edhe internetin, si kandidat i parë, jo-njeri në historinë e ndarjes së çmimeve.

Edhe pse emrat e të nominuarve, komiteti i mban në fshehtësi, ndonjëherë vetë propozuesit e shpallin zgjedhjen e tyre.

Nominimi i Internetit është bërë nga versioni italian i reviztës ‘Wired’ për ndihmën e dhënë në përparimin e “dialogut, debatit dhe konsensusit”. Ky nominim mbështetet edhe nga fituesi i cmimit Nobel për Paqen në 2003 Shirin Ebadi dhe themeluesi i projektit ‘laptopa 100 dollarë’, Nikolas Negroponte.

Kandidatët për çmimin prestigjioz mund të nominohen nga ish- laureatët, anëtarë të qeverive dhe profesorë të zgjedhur universiteti. Ndër të nominuarit e tjerë për çmimin janë aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Svetlana Gannushkina dhe aktiviti kinez Liu Xiaobo. Lista finale e kandidatëve për çmimin u aprovua nga komiteti norvegjez i Nobelit, në takim vjetor të 9 marsit, ku 5 anëtarët e panelit i shtuan listës edhe nominimet e tyre.

Është ende e paqartë se kush do ta tërheqë çmimin nëse fiton Interneti. Organizata ‘Interneti për paqen’ deklaron se cmimi do të ishte “një Nobel për çdonjërin prej nesh”. Numri i nominimeve të këtij viti tejkalon atë të një viti më parë që shënonte 205.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)