13 Qershor 2021

Nintendo me fitim prej 4.4 miliardë dollarë n2020

Tokio, 7 maj - Prodhuesi japonez i konzollave dhe video-lojërave Nintendo rriti fitimin neto në 480.3 miliardë jen (4.4 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2020, një rritje prej 85.7 për qind nga një vit më parë.

Kompania me bazë në Kjoto publikoi fitim rekord në vitin fiskal që përfundoi më 31 mars 2021, pas rritjes së kërkesës për produktet e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Kompania shënoi rritje të shitjeve prej 34.4 për qind në 1.76 trilionë jen (16.1 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2020, ndërsa fitimi operativ u rrit me 81.8 për qind në 640.6 miliardë jen (5.8 miliardë dollarë).

Kompania japoneze shënoi fitim rekord neto prej 279 miliardë jen (2.55 miliardë dollarë) në vitin 2008.

Nintendo pret një fitim neto prej 340 miliardë jen (3.1 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2021.

"Vështirë është të parashikosh se si thirrjet për të qëndruar në shtëpi do të ndikojnë në tendencat", tha udhëheqësi i Nintendo-s, Furukawa Shuntaro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)