20 Shtator 2021

NASA siguron një mostër të gurit nga planeti mars

Florida, 2 shtator - Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA-s ka mbledhur me sukses mostrën e parë të një guri nga planeti mars për ta sjellë në tokë, pasi tentimi muajin e kaluar shkoi huq.

Inxhenieri kryesor i anijes, Adam Steltzner e quajti një “një mostër bazë perfekte”

“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në gur”, shkroi ai në Twitter të enjten.

Një muaj më parë, pajisja “Perseverance” gërmoi në gurë më të butë dhe mostra u thërmua dhe nuk hyri brenda tubit të titaniumit.

Pajisja voziti për gjysmë milje për një vend më të mirë për mostra për të provuar sërish. Pjesëtarët e ekipit kanë analizuar të dhënat dhe fotografitë para se të deklarojnë suksesin.

“Perserverance” arriti në mars në shkurt në kërkim të gurëve që mund të dëshmojnë dëshmi të jetës antike.

NASA planifikon të nisë edhe të tjera anije kozmike për të marrë mostrat e mbledhura nga Perseverance.

Inxhinierët po shpresojnë të sjellin rreth 36 mostra brenda dekadës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)