29 Mars 2024

NASA në kërkim të dëshmive për jetë antike në Mars

Florida, 17 shkurt - Agjencia hapësinore amerikane NASA po dërgon sondën Perserverance drejt shtratit të një liqeni antik në Mars, ku shpreson në gjetjen e provave për jetë në të kaluarën e planetit. “Krateri Jezero”, është terreni që u zgjodh mes 60 pikave të mundshme të uljes në Planetin e Kuq.

NASA pritet të kryejë me sukses uljen e nëntë në Mars.

“Perservereance” pritet të mbërrijë në planetin e kuq të enjten, sonda më e madhe dhe më e avancuara e agjencisë hapësinore amerikane.

Makineria përdor teknologjinë e fundit të uljes si dhe është e pajisur me kamera dhe mikrofonë për marrjen e pamjeve dhe tingujve në Mars.

“Perserverance” synon ulje në Kraterin Jezero, një terren i vështirë dhe i pagjurmuar gurësh, shkëmbinjsh dhe kodrash me rërë e ku mund të ekzistojnë prova jete në atë që para më shumë se tre miliardë vitesh ishte një liqen.

“Jezero është një krater me diameter prej 45 kilometrash që dikur ishte një liqen me qindra metra thellësi. Terreni ndodhet në vendin ku takoheshin uji që rridhte nga një lum dhe uji i liqenit. Ky është vendi ku mikroorganizmat kanë rënë në fund të liqenit. Është një vend i mrekullueshëm për jetën e mikrobeve dhe një vend i mrekullueshëm për grumbullimin e provave për ekzistencën e jetës”, shpjegon shkencëtari i projektit Kenneth Farley.

Krateri Jezero është plot me gurë, shkëmbinj, kodra rëre dhe gropa, të cilat edhe mund t’i japin fund misionit të sondës “Preserverance”.

Por është një rrezik që ia vlen, thonë shkencëtarët që zgjodhën këtë terren prej 60 pikave tjera të uljes.

“Mund të themi se është i pasur me minerale argjili, karboni dhe silici. Këto minerale janë tregues për ujëra neutral e deri tek ato alkaline që janë të mira për jetë, ndërsa karboni dhe sicili janë gjithashtu minerale që bartin mikroorganizma dhe fosile për kohë të gjatë. Pra është vend i shkëlqyeshëm për gjurmimin e shenjave të jetës në Mars”, thekson shkencëtarja Bethany Ehlmann.

Shkencëtarët duan të dinë se si ishte jeta në Mars para miliarda vitesh kur kishte lumenj, liqene dhe oqeane që mundësonin jetën e organizmave të thjeshtë dhe të vegjël.

“Para rreth 3 miliardë e gjysmë vitesh planeti ishte ndryshe. Kishte rrjedhje të ujit në sipërfaqe, tregues se ishte më i ngrohtë dhe se kishte lagështi. Po kërkojmë prova jete në atë periudhë. Gjithashtu duam të kuptojmë se si është e mundur që Marsi kishte sipërfaqe ujore”, thotë shkencëtari Farley.

ShBA është vendi i vetëm që ka dërguar me sukses sonda në Mars, me tetë misione të suksesshme, duke filluar nga viti 1987.

Për momentin në planetin e kuq ndodhen dy sonda të NASA-s, “InSight” dhe “Curiosity”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)