03 Tetor 2022

Muaji shkurt, muaj i lëndimeve të lojtarëve të Barcelones

Barcelona, 16 shkurt - Fillimi i muajit shkurt duket të jetë katastrofal për sa i përket futbollistëve të lënduar te Barcelona. Si duket skuadrën nga “Kamp Nou” e ka kapluar një epidemi e lëndimeve të muskujve.

Në javët e fundit, një nga një janë lënduar pjesa më e madhe e futbollistëve “katalonas”, edhe atë të gjithë për shkak të lëndimeve të muskujve. Bëhet fjalë për futbollistët si Jaja Ture, Sejdu Keita, Daniel Alves, Erik Abidal dhe Çigrinski të cilët munguan edhe mbrëmë në ndeshjen me Atletiko Madridin (1:2).

Kapiteni Karles Pujoll gjithë javën e kaluar kishte dhimbje të muskujve dhe ishte në dyshim për ndeshjen me Atletiko Madridin, në të cilën ndeshje megjithatë ai ishte pjesë e skuadrës.

Por në këtë ndeshje Barcelona humbi, Keitan i cili pas vetëm 4 minutave braktisi fushën, ndërsa gjithashtu humbi edhe mesfushorin Çavi i cili për shkak problemeve me muskujt ishte i detyruar që të lëshoj fushën në minutën e 78-të, duke u zëvendësuar nga Bojan Kërkiç.

Lodhje e Jaja Tures dhe Keitas duket të jenë të logjikshme pasi që të dy ishin pjesë e përfaqësueseve të tyre në Kupën Afrikane të Kombeve. Është interesant fakti se lëndimet te skuadra e Barcelonës filluan pasi programi i ndeshjeve të kësaj skuadre ishte më i lehtë, duke pasur parasysh se Barsa pas eliminimit nga Kupa e Spanjës, ndeshje futbolli zhvillonte vetëm njëherë brenda javës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)