12 Gusht 2022

Ministri Kuçi merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 2 nëntor - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit u mbajt në Tiranë, nisëm e cila realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike.

Samiti u hap nga komisionarët e Bashkimit Evropianë, Thierry Bretton dhe Mariya Gabriel, Sekretarja Gjenerale e RCC-së, Majlinda Bregu dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në këtë samit përveç fjalimeve të ministrave, janë nënshkruar edhe dy memorandume mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1.       Memorandum i Mirëkuptimit për Udhërrëfyesin e 5G për Transformimin Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

2.       Memorandum i Mirëkuptimit për Interoperabilitetin dhe Shërbimet e Besimit Rajonal në  Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Blerim Kuçi mbajti fjalën e tij në këtë samit, duke potencuar punët që po bën Qeveria e Kosovës për të qëndruar në hap me botën teknologjike në aspektin e infrastrukturën dhe hapësirës së krijuar nga institucionet.

“Ne e mbështesim Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe duke shfrytëzuar momentin e imponuar nga kriza e covid-19, mendojmë që bashkërisht mund të gjejmë zgjidhje që nëpërmjet TIK-ut të tejkalohen elementet e caktuara të krizës që njëkohësisht do të kenë ndikim në transformimin digjital”, tha ndër të tjera ministri Kuçi.

Ajo që Kosova realisht ka arritur në këtë sektor dhe që ministri Kuçi i prezantoi para homologëve rajonal dhe komisionerëve evropianë janë: mbulimi deri në fund të vitit 2020 të të gjitha zonave të bardha me fibër optik, krijimin e Zyrës së Kompetencës për Broadband, Rrjetin Nacional për Hulumtim dhe Edukim që do të integrohet në rrjetin Pan-Evropian GÉANT, Atllasin elektronik brezgjerë për infrastrukturën, shërbimet dhe investimet në rrjetet e komunikimeve elektronike, avancim në 5G dhe memorandumet e nënshkruara për autostradën 5G, krijimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale në Prishtinë dhe Qendrën e Ekselencës Digjitale në Prizren.

Në margjina të takimit, ministri Kuçi shfrytëzoi rastin të takohet edhe me delegacionet e vendeve fqinje, duke folur për bashkëpunimet bilaterale dhe shkëmbimin e përvojave të mira. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)