23 Prill 2024

Microsoft zbulon detaje të reja për Windows Mobile 7.0

SHBA, 20 shkurt - Microsoft pritet që të hënën të shpalos detaje të reja rreth sistemi të saj operativ mobil, Windows Mobile 7.0.

Kongresi Botëror Mobil 2010 (WMC – World Mobile Congress) do të fillojë gjatë javës së ardhshme në qytetin e bukur të Barcelonës në Spanjë, dhe kompanitë kryesore të industrisë mobile janë duke u përgatitur që të bëjnë një paraqitje në të.

Microsoft pritet që të shpalos dy gjëra në këtë konferencë gjatë ditës së hënë: Një demonstrim të Windows Mobile 7 dhe disa detaje të reja rreth projektit të koduar me emrin “Pink”. Deri më tani e tëra çfarë dimë rreth sistemit operativ mobil WinMo 7 është se ndërfaqja do të jetë e ngjashme me atë të Zune HD, do të ofrohet në edicionet biznes dhe media dhe do të ketë përkrahje për multitouch, si dhe do të ofrojë softuer pa pagesë për navigim.

E sa i përket projektit Pink që u përmend më lartë, ai ende është mister ...

Wall Street Journal raporton se “Projekti Pink” supozohet të jetë një celularë që është një smartphone i orientuar kah rinia, sikurse që është SideKick nga T-Mobile dhe se do të jetë i fokusuar mjaft shumë në aplikacionet për rrjete sociale.

Në fakt Wall Street Journal ka raportuar se celulari i ri Pink momentalisht është duke u kompletuar nga kompania japoneze Sharp dhe se pritet që të paraqitet në shitje ndërkombëtarisht përmes Verizon Wireless dhe Vodafone Group PLC, qysh në fillim të pranverës.

Natyrisht celulari Pink do të fuqizohet nga sistemi operativ i ri mobil, Windows Mobile 7.

Megjithatë është vështirë të thuhet diçka rreth asaj sesi do të qëndrojë në treg sistemi operativ mobil WinMo, kur dihet se ka konkurrent të rinj si Android dhe së fundi edhe hapjen e kodit burimor të Symbian, për të cilin pritet të ketë një rritje të popullaritetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)