24 Prill 2024

Microsoft Windows XP deri në 2020

SHBA, 27 korrik - Ndoshta “Windows XP” është i vdekur, por “Windows XP” do të jetojë përgjithmonë!

Siç tha “Microsoft”, pronarët e “Windows XP Professional” do të jenë në gjendje për të mbajtur sistemin operativ të tyre “XP” në dhjetë vitet e ardhshme. Pra, deri më 2020.

Kjo mundësi për shfrytëzuesit e “Windows 7 Ultimate“ do të jetë e vlefshme vetëm për 5 vitet e ardhshme, pra deri më 2015.

Sipas kompanisë, kjo është bërë për të provuar se “Windows 7” është akoma më i mirë dhe më efikas.

Por një gjë është e sigurte se në 2019 do të jenë shumë pak njerëz të cilët do të jenë të interesuar dhe do të duan të përdorin “Windows XP”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)