20 Prill 2024

Microsoft do të promovojë filma dhe muzikë në Bing

SHBA, 25 qershor - Në mënyrë që Bing të bëhet më tërheqës, kompania amerikane e teknologjisë kompjuterike Microsoft, do të fillojë të promovojë filma, spote muzikore, lojëra dhe shfaqje televizive.

Përveç kësaj, kompania teknologjike gjigande amerikane, do të bëj që faqja të jetë më e lehtë për përdoruesit për të gjetur këngët e tyre të preferuara, filmat, shfaqjet televizive si dhe lojëra online.

“Ky është një nga investimet më të mëdha që ne kemi ndërmarrë në fushën argëtuese. Bing do të ndërmarrë hapin e parë duke bërë vendin më tërheqës dhe më argëtues në mënyrë që t’u mundësoj përdoruesve të shpenzojnë më pak kohë duke kërkuar dhe më shumë dëshirë për të parë”. – tha presidenti i Bing, Jusuf Mehdi.

Ndryshimi i Bing do të bëhet për të përmisuar rezultatet në kërkim të gjërave argëtuese, që mund të shihen në ’www.bing.com/entertainment. Përdoruesit e Bing mund të klikojnë për të gjetur tekstin e këngës së preferuar, videot dhe datat e koncertit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)