10 Gusht 2022

Microsoft do të mbyllë dyqanet fizike të shitjes me pakicë

New York, 29 qershor - "Microsoft"-i ka njoftuar ndryshime strategjike në shitjen me pakicë, duke përfshirë mbylljen e dyqaneve të veta fizike.

Sipas kompanisë, anëtarët e ekipit të tij të shitjes me pakicë "do të vazhdojnë t'u shërbejnë klientëve nga objektet e kompanisë 'Microsoft' dhe t'u ofrojnë shitje, trajnim dhe përkrahje nga largësia."

Kompania gjithashtu zotohet të vazhdojë investimin në dyqanet digjitale në "Microsoft.com" dhe dyqanet në "Xbox" dhe "Windows", "duke u shërbyer mbi 1.2 miliardë vetave çdo muaj në 190 tregje".

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)