03 Shkurt 2023

Me 22 tetor mbahet edicioni i 10-të i festivalit të teknologjisë “KosICT”

Prizren, 6 tetor - Me 22 dhe 23 tetor në ambientet e “ITP Park” në Prizren  do të mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

Sivjet është viti i 10-të i organizimit të konferencës më të madhe të teknologjisë në rajon KosICT10.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e shumë folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë në dy skenat e festivalit, ITP Skena Kryesore, ku do të flitet për tema më gjenerale dhe motivuese rreth zhvillimeve të reja në sektor dhe KUTIA Skena e zhvilluesëve, ku do të flitet për tema më teknike dhe të rejave të fundit nga aspekti i zhvilluesëve softuerik.

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenave të KosICT-së, festivali do të pasurohet edhe me aktivitete tjera, secila me fokus të veçant në theksimin e ekosistetimit të plot të TIK-ut në vendin tonë.

Disa prej këtyre aktiviteteve do të jenë: Innovation Fair, panairi i kompanive Start-up I cili organizohet në partneritet me ICK, takime të shumta B2B dhe matchmaking në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare të organizuara nën frymën e Enterprise Europe Network (EEN), rrjeti më i madh biznesor në Europë, këndi i Future Developers (Zhvilluesve të rinj) ku fëmijët e moshave 6 deri 16 do të prezantojnë projektet e tyre, panairi i kompanive vendore të TIK-ut të cilat e kanë hap rrugën për zhvillimin e këtij sektori, e aktivitete të tjera të shumta.

Në përmbyllje të festivalit, hapësirë do t’i ipet komunitetit të gamers (lojëtarëve), ku janë planifikuar 2 turnire në lojëra elektronike, i pari një turnir në Counter Strike: Global Offensive, ku do të ndeshen ekipet e krijuara nga kompanitë e TIK-ut në vend dhe fituesi do të përzgjedh një kauzë bamirësie për të cilën do të dhurohet shpërblimi I mbledhur në formë monetare, ndërsa turniri i dytë do të u dedikohet ekipeve profesionale të sportit elekronit DOTA 2 nga vendi dhe rajoni ku 3000 EURO do të ndahen si shpërblime për 3 vendet e para.

Gjatë 9 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 9500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)