18 Gusht 2022

Luftë e hapur mes Google dhe Apple

SHBA, 9 shkurt - Siç duket po shpallet luftë e hapur mes Google dhe Apple. Dalja në treg e telefonit Google Nexus One duket se ka irrituar shefin ekzekutiv të Apple Steve Jobs, i cili raportohet se u ka thënë punëtorëve të kompanisë së tij se gjiganti kërkues, Google është futur në biznesin e celularëve vetëm e vetëm që të zbehë iPhone.

Jobs, i cili së fundi prezantoi iPad-in, që pati një pritje të ngrohtë nga adhuruesit dhe kritikët gjatë javës së kaluar, u tha para punëtorëve në Cupertino, duke thënë se maska e famshme e Google për miqësi ndaj konsumatorit, nuk është asgjë tjetër pos një gënjeshtër e madhe.

Një punëtor i kompanisë Apple emri i të cilit nuk u bë i ditur dhe që ishte i pranishëm gjatë bisedës së gjatë, deklaroi për revistën Wired fjalët që tha Jobs: \"Ne nuk jemi futur në biznesin kërkues, ata u futën në biznesin e celularëve. Mos u gaboni, ata dëshirojnë të vrasin iPhone-in. Ne nuk do t\'i lejojmë\".

Shpërthimi i raportuar nuk do të bëjë asgjë për të ngrohur marrëdhëniet e ftohta midis dy kompanive, rritja e pandalshme e të cilave në dominim global, në tregjet e tyre përkatëse ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët. Një seri e përplasjeve të nivelit të lartë në territore ka shtyrë parashikime rreth një fundi të marrëdhënieve miqësore mes këtyre dy fuqive.

Jobs gjithashtu duket se nuk ka hezituar të shfryhet edhe ndaj Adobe. Ai thuhet se deklaroi për forumin e kompanisë se iPhone (dhe tani iPad) do të punojnë pa Flash për shkak se Adobe është dembel dhe refuzon të futet në bord me çfarëdo që bën Apple. Ai gjithashtu tha se e vetmja arsye pse MacBook-ët bllokohen është për shkak të FlashPlayer, duke shtuar se arritjen e standardit HTML5, askush nuk do të përdor Flash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)