25 Prill 2024

Lansohet Platforma ‘The Future Workplace’

Prishtinë, 1 nëntor - Open Data Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës ka nderin të ju ftojë në ngjarjen e Lansimit të Platformës ‘The Future Workplace’ pjesë e Projektit të financuar nga Millennium Foundation Kosovo.

Po ashtu gjatë këtij lansimi do të mbahet panel diskutimi me temën: ‘Rëndësia e të Dhënave të Hapura për Zhvillimin e Mëtutjeshëm të Sektorit të TIK në Kosovë’.
 
Platforma ‘The Future Workplace’ ka për qëllim të ofrojë mundësi publikut që të analizojë tregun e TIK duke përdorur të dhëna në lidhje me studentët në fushën e TIK, kurrikulat e TIK, dhe duke shikuar trendet e studentëve në këtë fushë; në krahasim me bizneset në sektorin e TIK - se në cilat aktivitete marrin pjesë dhe cilat shkathtësi iu nevojiten më shumë.

Fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe në tregun e Kosovës duke u bërë njëra nga fushat pa deficit tregtar - shenjë kjo që tregon se produktet apo shërbimet që kjo fushë i ofron janë mjaft të kërkuara edhe nga tregu i jashtëm.

Për më shumë, shëndrrimi i Kosovës si një vend me shumë potencial në fushën e TIK ka drejtuar vëmendjen tek fakti se si një shtet si Kosova me popullsi mjaft të re por që po vërteton se mund të konkurroj në tregun ndërkombëtar duke shfrytëzuar përparësitë e saj.

Dhe në të njëjtën kohë, shumica e organizatave apo kompanive, ka së paku një person përgjegjës për TIK, tregon kërkesën e madhe për individ të shkathët në TIK.

Në mënyrë që kjo fushë të zhvillohet edhe më tej, kuptimi dhe analiza mbi trendet e zhvillimit në Kosovë dhe vendimarrja të bazuar në këto analiza duhet të bëhet në bazë të të dhënave reale të këtij treg, gjë që paraqet një hap kyç në këtë proces.

Prandaj, platforma ‘The Future Workplace’ synon të arrij po këtë duke u bazuar në të dhëna të besueshme të marra nga MASHT, MTI, dhe ATK, platforma është e mbushur me mijëra të dhëna që paraqesin lidhje të ndryshme mes çështjeve me rëndësi të madhe për fushën e TIK.

Open Data Kosovo ka arritur që të dekonstruktoj fushën e TIK në një platformë që është shumë e lehtë për t’u përdorur, inovative dhe unike.

Përmes kësaj platforme, tregu i TIK është transformuar në një platformë të bazuar tërësisht në të dhëna që i jep nje nxënës/e të shkollës së mesme, një ekspert të edukimit, një investitor, apo një inovator social, udhëzuesin optimal të kuptoj fushën TIK në Kosovë.

Me fjalë të tjera, një nxënës/e e shkollës së mesme që nuk ka vendosur ende se cka do të studioj, në këtë platformë mund të shoh se çka moshatarët e saj janë duke studiuar, cilat aftësi po kërkohen më së shumti nga tregu, dhe çka ai/ajo mund të fitoj në tregun e TIK.

Një ekspert i edukimit që është duke hulumtuar seçka sistemi i edukimit duhet të ofroj, përmes platformës do të kuptoj zhvillimet më të fundit në fushën e TIK dhe do të ketë mundësinë të adaptoj kurrikulat e edukimit duke u bazuar tërësisht në të dhëna. Një investitor që po kërkon mundësi të reja të biznesit, mund të shohë se cka po ofrohet në tregun e TIK dhe pastaj të ofroj një produkt që po mungon në tregun e Kosovës.

Një hulumtues që po hulumton fushën e TIK, do të ketë qasje në një databazë të të dhënave që posedon të dhëna që analizojnë fushën e TIK deri ne detajin e fundit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)