24 Shtator 2021

Lansohet platforma për të drejtat e njeriut

Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj për të gjithë qytetarët e vendit, udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut.

Me këtë rast sot në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Avokati i Popullit do të lansoj platformën për të drejtat e njeriut.

Platforma ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Kosovë.

Dy udhëzuesit të cilët i ofron Platforma, do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe ndërkombëtarë përmes lidhjeve të strukturuara në mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikë së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Platforma për të Drejtat e Njeriut është projektuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.



Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)