04 Gusht 2021

Lansohet Observatori i Agjendës Digjitale për Kosovë

Prishtinë, 4 nëntor - Open Data Kosovo publikoi Observatorin e Agjendës Digjitale për Kosovë, në kuadër të projektit ICEDA - Rritja e Iniciativës Qytetare Në Agjendën Digjitale.

Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimorë është njëra nga shtyllat kryesore të strategjisë së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Agjenda Digjitale mbulon fusha të ndryshme siç janë: infrastruktura digjitale dhe qassjes në internet, modernizimi i administratës publike, digjitalizimi i industrive të ndryshme, siguria kibernetike dhe fusha të tjera të cilat lidhen me transformimin digjital dhe agjendën digjitale. Qëllimi i kësaj agjende është që qytetarët e rajonit të përfitojnë sa më shumë nga transformimi digjital përmes informimit, shkathtësimit dhe përfitimit të njohurive mbi digjitalizimin.

Në linjë me raportin e publikuar znj. Daniela Hoffman, Menaxhere e Programit në Zyrën e BE-së në Kosovë shprehu rëndësinë të cilën e ka transformimi digjital dhe jo vetëm në rritjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik por edhe për institucione më efikase dhe përmisimin e mënyrës së dhënies së shërbimeve për qytetarët.

Në anën tjetër z. Agim Kukaj, Udhëheqës i Departamentit të IT-së në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe qeverisë në implementimin e proceseve të ndryshme që lidhen me digjitalizimin dhe promovimin e tyre. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e njoftimit të qytetarëve me mënyrën e përdorimit të shërbimeve digjitale për shkak që numri i përdorimit të tyre është ende i vogël.

Disa nga rekomandimet të cilat u dhanë gjatë eventit dhe që janë pjesë e raportiti:

    Zhvillimet strategjike, ligjore dhe administrative - Përditësimi i strategjisë ekzistuese me atë të Agjendës Digjitale të BE-së, përfshirja më e madhe e OSHC-ve në procesin e digjitalizimit, miratimi i ligjeve të duhura që ndërlidhen me shërbimet elektronike sidomos në raport me Identitetin Digjital.

    Edukimi Digjital - Rritja e promovimit të përdorimin e shërbimeve elektronike duke përfshirë krijimin e kushteve të duhura teknike, edukimin e qytetarëve në lidhje me përdorimin e tyre, trajnimin e zyrtarëve publik në ofrimin e ndihmës, dhe angazhimin më të madh institucional në lidhje me agjendën digjitale dhe qeverisjen elektronike.

    Siguria Kibernetike - Siguria kibernetike është domësdoshmëri përmes të cilës institucionet përkatese do të bëjnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe do të rrisin besimin në këto shërbime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)