04 Shkurt 2023

KPK dhe KGJK shkëmbejnë të dhënat në mënyrë elektronike

Prishtinë, 9 mars - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe për mirëmbajtjen dhe avancimin e përbashkët të SMIL-it.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryesuesi e KPK-së, Bahri Hyseni dhe Kryesuesi e KGJK-së, Skender Çoçaj, me ç’rast ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare. 

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka falënderuar shtetin e Norvegjisë, i cili mundësoi realizimin e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), duke theksuar se lansimi i shkëmbimit të të dhënave në mënyrë elektronike nga prokuroria në gjykatë dhe anasjelltas do të mundësojë komunikim të shpejtë dhe të sigurt, si dhe do të ketë përfitime të mëdha për të dyja institucionet, duke filluar nga kursimi i kohës për dorëzim e lëndëve fizike, kursimi në kopjimin e lëndës në disa kopje, në pajisje për skanim të lëndëve, resurset njerëzore dhe ç ‘është më kryesorja që të dhënat e dërguara – pranuara nuk mund të humbin apo të fshihen.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Ço}aj, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërlidhje të sistemeve të gjykatave dhe prokurorive është i një rëndësie të madhe për proceset e reja, ngaqë përbën një avancim efektiv të procesit të punës në gjykata dhe prokurori, duke mundësuar shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave, proces ky, që do të vazhdojë për avancimin e mëtejmë të SMIL-it.

Ndërsa, Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, tha se beson se ky projekt do të sjellë transparencë dhe do të shohim efekte të pozitive në punën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.

Kurse, pas ceremonisë së nënshkrimit, është bërë prezantimi i shkëmbimit të dhënave elektronike në mes të KPK-së dhe KGJK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)