06 Dhjetor 2022

Kosova me qasje në Internet më të lartë se mesatarja e BE-së

Prishtinë, 22 maj - Eurostat-i ka publikuar të dhënat më të freskëta mbi një numër të vogël të treguesve kryesorë ekonomikë dhe socialë për vendet në zgjerim.

Sipas publikimit të Eurostat-it “Shifrat bazë për vendet në zgjerim” – Botimi 2019, në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në Rajon (93%). Kjo përqidje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së (89%). Po ashtu, te statistikat demografike, nataliteti (për 1 000 banorë) më i larti në Rajon (16.8), krahasuar me vendet e BE-së (9.9); mortaliteti (për 1 000 banorë) në vitin 2017 ishte 5.4, që është më i ulët se në vendet e BE-së (10.3). Kurse, proporcioni i nxënësve që regjistrohen në arsimin terciar (për 100 banorë), Kosova ka 7.0 krahasuar me vendet e BE-së (3.8).

Eurostati monitoron ecurinë e vendeve në zgjerim në përputhje me Acquis të BE-së (trupa e legjislacionit të BE-së) në fushën e statistikave, duke mbledhur një gamë të gjerë të të dhënave nga cesili vend. Këto statistika konsiderohen të domosdoshme për matjen e progresit dhe sigurimin e informatave për efektivitetitn e politikave të zgjerimit dhe programeve të asistencës. Vendet e zgjerimit pritet ta rrisin vëllimin dhe cilësinë e të dhënave të tyre dhe t’i transmetojnë ato në Eurostat. Në këmbim, Eurostat ofron asistencë teknike dhe mbështetje për autoritetet statistikore kombëtare. Qëllimi përfundimtar është dhënia e të dhënave të harmonizuara me cilësi të lartë, që përputhen me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Për më shumë informata lidhur me publikimin “Shifrat bazë për vendet në zgjerim”, vizitoni: https://ec.europa.eu/eurostat/en/web/products-catalogues/-/KS-03-19-048

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)