06 Dhjetor 2022

Kosova me aplikacion për cilësinë e ajrit në kohë reale

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, sot kanë lansuar aplikacionin mobil për prezantimin në kohë reale të të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Kosovë.

Në një konferencë për media, ministri Matoshi tha se ky aplikacion do ua mundësoj qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shohin cilësinë e ajrit në kohë reale.

“ Më qëllim të informimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi cilësinë e ajrit nga stacionit monitoruese që posedojmë, me përkrahjen e Komisionit Evropian, sot po lansojmë aplikacionin për Android dhe IOS, përmes të cilit do të paraqiten të dhënat për cilësinë e ajrit, në kohë reale. Krahas masave dhe veprimeve që po ndërmarrim në reduktimin e ndotjes së ajrit, ky aplikacion do të ofrojë informata mbi nivelin e ndotjes dhe pasojat në shëndet”, deklaroi Matoshi. 

Me tutje, Matoshi bëri të ditur se qytetarët do të mund të kyçen në aplikacion duke klikuar në stacionet prej nga do të informohen për cilësinë e ajrit.

“Ne do të mundohemi si ministri të angazhohemi edhe më shumë për të rritur cilësinë e ajrit në vendin tonë”, tha ai.

Ministri Matoshi, falënderoi Komisionin Evropian për mbështetje në krijimin e këtij aplikacioni si dhe donatorët tjerë si MCC-në, për rehabilitimin e rrjetit ekzistues për monitorimin e cilësisë së ajrit, si dhe softuerin e përhershëm për prezantimin e të dhënave për cilësinë e ajrit, parashikimin e cilësisë së ajrit  dhe ndikimin ne shëndet. Po ashtu falënderoi edhe JICA Japoneze e cila është duke bërë studimin për identifikimin e ndotësve te ajrit si dhe UNDP-në me të cilët MMPH-ja është duke përgatitur një fushatë vetdijësuese për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Nga ana tjetër shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, tha se përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta shohin cilësinë e ajrit në mënyrë transparente.

“Hapi i parë është të shohim se çka po ndodh me cilësinë e ajrit dhe çfarë ajri po thithim. Natyrisht që tani është me rëndësi që qeveria të ndërmarrë masa që ta përmirësoj kualitetin e ajrit në mënyrë që t’i eliminojnë burimet e ndotjes”, deklaroi Brusa.

Sipas tij, BE-ja është duke investuar në Kosovë në ndërrimin e filtrave të Kosovës B, në zgjerimin e Ko-gjenerimit në mënyrë që të reduktohet shfrytëzimi i qymyrit në Prishtinë.

Ndërsa Shkumbin Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, prezantoi formën e përdorimit të aplikacionit i cili mund të shkarkohet në telefonat Android dhe IOS.
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)