19 Qershor 2021

Kompanitë e Teknologjisë Informative prezantojnë zgjidhjet e tyre të mençura

Prizren, 12 maj - Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo's Growth” e financuar nga BE-ja organizojnë eventin B2B me takime ndërmjet bizneseve ndërsektoriale në parkun Inovative dhe te Trainimeve në Prizren.

Në kuadër të B2B takimeve, bizneset e Teknologjisë Informative do të takohen me  biznese në industrinë kreative, turizmi, hotelieria, dhe atyre artizanale por jo vetëm,  ku do të shqyrtojnë mundësitë e tyre të përbashkëta të të bërit biznes dhe mundësive të partneritetit dhe bashkpunimit në drejtim të digjitalizimit dhe rritjes së eksportit të bizneseve.

Kompanitë e Teknologjisë Informative e Digjitale do të kenë mundësinë të prezantojnë zgjidhjet e tyre të mençura’ për sektoret e ndryshëm të Industrisë kreative, Trashëmisë, Turizmit dhe Artizanatet që përballen me çështje siç janë shërbimet dhe transformimi digjital e inovacioni

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)